“Nuk është finale nëse Veseli do të jetë kandidatë për kryeparlamentar”

“Nuk është finale nëse Veseli do të jetë kandidatë për kryeparlamentar”

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbledhjes që kanë mbajtur me anëtarët e saj të partisë nuk ka zbuluar nëse Kadri Veseli do të jetë kandidati final i PAN-it për kryetar të Kuvendit.

“Nuk e thash që Kadri Veseli do të jetë kandidati ynë final, megjithëse është i duhuri dhe ka mbështetjen e plotë të PDK-së. Ne shpresojmë që të jetë ai mirëpo në politik asnjëherë nuk i dihet”, ka thënë Krasniqi para gazetarëve.

Krasniqi ka thënë se “nesër nuk do të zgjidhet qeveria nesër do të ketë vetëm senacë konstituive”, shkruan Insajderi.

Sipas tij, Veseli do të jetë kryeparlamentar i mirë edhe për opozitën LDK-në dhe Vetëvendosjen. /Insajderi.com