Krasniqi: Nuk ka bazë ligjore që të dënohen qytetarët për mosmbajtjen e maskave

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka propozuar që Ligji Anti-COVID specifikisht të përfshijë obligueshmërinë e maskave.

Krasniqi: Nuk ka bazë ligjore që të dënohen qytetarët për mosmbajtjen e maskave

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar Ligjin Anti-COVID të propozuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Sipas Krasniqit maskat duhet të jenë obligative si masë mbrojtëse nga coronavirusi, por nuk ekziston bazë ligjore që të dënohen qytetarët për mos mbajtjen e maskave.

Krasniqi ka thënë se ka qenë propozim i tij që Ligi Anti-COVID të përfshi specifikisht obligueshmërinë e maskave.

“Kush del prej shtëpisë duhet me ia ba obligim maskat dhe duhet me ba dënim kundërvajtje kush se mbanë. Por, s’kemi bazë ligjore, është e vërtetë. Propozim i imi ka qenë që në Ligjin Anti-Covid me përfshi specifikisht këtë masë”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com/