Krasniqi: Nuk kam menduar të marrë avokat mbrojtës – nuk mbaj përgjegjësi të vetme për çka akuzohem

Krasniqi: Nuk kam menduar të marrë avokat mbrojtës – nuk mbaj përgjegjësi të vetme për çka akuzohem

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se ka menduar të mos marrë avokat mbrojtës dhe të vetëmbrohet në Gjykatën e Hagës, njofton Insajderi.

Në seancën e sotme para prokurorit të Specializuar, Krasniqi tha se nuk ka menduar të marrë avokat mbrojtës, por ishte dëshira e familjes së tij dhe shokve që ta ketë atë.

“Nuk kam menduar të marr avokat mbrojtës, ishte dëshira e familjes dhe e shokëve që të kem avokat dhe e pranova, përndryshe e kam një bindje që nuk më duhet avokati. Nuk mbaj asnjë përgjegjësi të vetme me këtë që akuzohem, as të veprimit e as të mosveprimit, detyra ime ka qenë publike, kryesorja ka qenë zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më ka flejtur më së shumti në shpirt. Unë gjithcka që kam bërë ka qenë publike, jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe në gjuhën angleze, gjermane, frënge e italiane. I kam dhënë zë luftës së UÇK-së, nëpër rrethana të vështira. Veprat për të cilat pretendon aktakuza, asnjëra nuk qëndron, unë në muajt në vazhdim do të ofrojë fakte konkrete. Jam tepër i mllefosur sepse këtu gjindem pa të drejtë, unë duhet të jem në vendin tim, në familjen time”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com