Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shprehur se papërgjegjësia e Qeverisë Kurti lidhur me gjendjen e krijuar të pandemisë, po u kushton qytetarëve, njofton Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se gjendja me pandeminë nuk duhet të ketë luftë politike, por që mund të gjendet një zgjidhje për të plotësuar shumë nevoja emergjente, përfshirë edhe ndryshimet e Ligjit të Buxhetit.
“Megjithatë, Kryeministri Kurti nuk u bë i gjallë. As në letra, as në terren. As në Qeveri, as pranë qytetarëve, as pranë pacientëve. Ne e dimë që nuk jemi atraktivë për të, sepse postulatet ideologjike e seminarike nuk mund t’i shesë në PDK. Megjithatë, kemi besuar se ka aq integritet e përgjegjësi politike sa për ta bërë prioritet themelor trajtimin e gjendjes me pandeminë”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi.
Ndryshe, Krasniqi më 31 gusht i kishte dërguar letër kryeministrit Kurti lidhur me gjendjen e rëndë të pandemisë.
Ai kishte kërkuar që të ndërpriten pushimet në Kuvend dhe të mbahet një seancë për miratimin e Ligjit për Buxhet./Insajderi.com