Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se pas aksidentit tragjik ku vdiqën 46 persona në Sofje të Bullgarisë, mendjet dhe zemrat e të gjithëve janë me të prekurit e kësaj ngjarjeje, përcjell Insajderi.com.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi u shpreh se përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, luten për shërim të shpejtë të të mbijetuarve.
Përballë kësaj ngjarjeje kaq tragjike, lutemi për shërim të shpejtë të të mbijetuarve dhe për durim e forcë për familjarët e viktimave. Në këtë ditë të rëndë, mendjet dhe zemrat tona janë me të gjithë të prekurit e kësaj tragjedie”, shkroi Krasniqi.
Ndryshe, në orët e para të mëngjesit të së martës, një autobus që po qarkullonte nga Stambolli, u aksidentua dhe u përfshi nga flakët në Sofje të Bullgarisë, duke lënë kështu së paku 46 persona të vdekur.
Autobusi kishte për destinacion Shkupin dhe shumica e viktimave që ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut ishin në një ekskurzion në Stamboll./Insajderi.com