Krasniqi: PDK është gati, të shpallen sa me shpejt zgjedhjet

Krasniqi: PDK është gati, të shpallen sa me shpejt zgjedhjet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është gati për zgjedhje dhe ato duhet të shpallen sa më shpejt, njofton Insajderi.

Krasniqi duke folur në Klan Kosova, ka thënë se rrëzimi i qeverisë duhej të vinte kohë më parë.

“Tashmë kemi një vendim që i hapë rrugë kësaj çështjeje dhe duhet sa më shpejt të shpallet data e zgjedhjeve. PDK-ja padyshim që është gati”, ka thënë ai pasi Gjykata Kushtetuese shpalli jokushtetues votimin e qeverisë së Avdullah Hotit.

Krasniqi tha se PDK “është parti serioze edhe ka përvojë të gjatë në qeverisje dhe në opozitë”.

“Mungesa e Veselit është evidente, por si parti kemi struktura të etabluara. Aktivistët tanë janë të gatshëm t’i përvishen punës. Si parti jemi të gatshëm edhe t’ua prezantojmë qytetarëve ofertën tonë politike”./Insajderi.com