Krasniqi për Kusari-Lilën: Përpjekje për ta kaluar provimin te Albin Kurti

Krasniqi për Kusari-Lilën: Përpjekje për ta kaluar provimin te Albin Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila po përpiqet që ta kalojë provimin te Albin Kurti për të treguar lojalitet.

Kjo deklaratë e Krasniqit erdhi pasi Kusari-Lila, ka thënë se “Krasniqi ka ofenduar rëndë deputetët e Vetëvendosjes dhe ministren Gërvalla”.

“Përveç nëse Mimoza ofendohet nga fjala “analfabet”. Nëse po, atëherë vërtet e paskam “ofenduar” ministren Shëartz. Sepse, ajo është absolutisht analfabete funksionale në lëmin e diplomacisë”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Kusari-Lila është zëdhënëse e përjetshme e pushtetit.

“Ndërsa, Mimozën, edhe pse më dhimbset pak, deri diku e kuptoj. Në LVV ajo është mish i huaj dhe po bën përpjekje titanike që të dëshmojë lojalitet e militantizëm, ani pse ende nuk ia kanë besuar as pozitën e Shefes së Grupit Parlamentar, duke e mbajtur vetëm si “ushtruese të detyrës”, vazhdoi Krasniqi.

Deputetë të Partisë Demokratike u përplasen me ata të Lëvizjes Vetëvendosje, pas fjalimit të kryediplomates, Donika Gërvalla, e cila iu drejtua PDK-së, duke iu thënë se “Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli”. /Insajderi.com