Krasniqi: Presim që vaksina anti-COVID të vijë shpejt

Krasniqi: Presim që vaksina anti-COVID të vijë shpejt

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi, ka deklaruar  presin që vaksina anti-COVID të vijë shumë shpejt në Kosovë.

Ai deklaroi se Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me prodhuesit e vaksinave, përcjell Insajderi.

“Presim që vaksina të arrijë në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur. Normalisht ndër kategoritë e para do të jenë punëtorët shëndetësor dhe personat e moshuar me sëmundje kronike”, tha Krasniqi për EO”, tha ai për EO.

Paralajmëroi se mund të ketë rritje të rasteve me COVID-19, duke shtuar se pandemia i ka mësuar se sa herë nuk respektohen masat do të ketë rritje të infeksioneve.

“Ne po e përcjellim situatën epidemiologjike me vëmendje dhe varësisht nga situata që do të paraqitet, ne do t’i kundërpërgjigjemi. Sidoqoftë, u bëjë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat anti COVID”, tha ai. /Insajderi.com