Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kritikuar kryetarin e LDK-së, isa Mustafa, për sa u takon zhvillimeve politike të fundit dhe relacioneve me SHBA-në.
Sipas Krasniqit qasja e kryeministrit Kurti është ditur edhe më herët, kurse është Mustafa ai që po e mbështetë.
“Nëse ka një fajtor direkt për zhvillimet e ditëve të fundit Kosovë, që rrezikojnë prishjen e Kosovës me SHBA-të, ai person quhet Isa Mustafa. Pse? Sepse Albin Kurti vetëm po e ndjek politikën e vet të njohur të konfrontimit dhe të prodhimit të armiqve. Isa Mustafa e ka ditur shumë mirë se çfarë politikash ndjek Albin Kurti, ndaj ai është përgjegjësi kryesor, sepse Albini nuk po bën diçka që nuk është ditur se do ta bëjë. Zatën, Isa Mustafa është mësuar ta gjuajë gurin e ta fshehtë dorën. Ashtu ka ardhë aty ku është, nga ku tash po e rrezikon edhe të ardhmen e shtetit tonë”, ka shkruar Krasniqi.