Krasniqi publikon videon e Kurtit kur zbret nga “xhipi”: Dikur thoshte se ata i ndajnë politikanët nga qytetarët

Krasniqi publikon videon e Kurtit kur zbret nga “xhipi”: Dikur thoshte se ata i ndajnë politikanët nga qytetarët

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka publikuar një video të kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili shihet duke zbritur nga një xhip i zi, njofton Insajderi.

Në video po ashtu është shkëputur një pjesë e fjalimit të Kurtit kur kritikonte politikanët që po shkonin me xhipa të blinduar e me xhama të errësuar në tubimet me qytetarë.

Ndërsa tani, sipas Krasniqit, Kurti “s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë”.

“Albin Kurti dikur thoshte që xhipat me xhama të zi ndajnë politikanët nga qytetarët. Këtë ndarje, thoshte Kurti, e mirëmbajnë truprojat e zymta. Sot Kurti s’po i zhdrypë xhipit asnjëherë. Sot truprojat e Kurtit nuk i ndahen atij”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com