Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se qasja e Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj do të jetë e njëjtë, përcjell Insajderi.com.
Sipas tij, kjo pasi që është obligim kushtetues dhe ligjor, duke shtuar se kanë pasur shumë ndryshime në planifikimin buxhetor.
Tutje, Krasniqi theksoi se prioritet do t’i japin projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet etnike.
Projekti i vitit të ardhshëm parasheh mbështetjen e komunave në mënyrë të veçantë projektet infrastrukturore dhe ato që kanë të bëjnë me ofrimin e ujit të pijes për qytetarët në komuna të Kosovës. Nuk mund të flas për ndaljen e projekteve të komunave. Ky buxheti i vitit që është në proces ka paraparë të jetë gjithëpërfshirës dhe t’i prioritizojë edhe prioritet e Qeverisë tonë”, tha ai për EO.
Po ashtu, ai theksoi se granti i performancës nga 3.4 milionë sa ishte, vitin tjetër do të jetë 8.5 milionë euro – në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat, teksa bëri të ditur se mbi 12 milionë euro dedikohen nga Ministria për nivelin lokal.
“Granti i performancës sa ishte 3.4 milionë vitin tjetër do të jetë 8.5 milionë në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat dhe në partneritet me Ministrinë e Ambientit dhe Infrastrukturës kemi arritur të krijojmë një program që ka për fokus financimin e projekteve dhe programeve të cilat iniciohen drejtpërdrejtë nga qytetarët në komunën e tyre”.
“Është projekt tjetër në vlerë prej 4 milionë, dhe janë mbi 12 milionë euro që dedikohen nga Ministria e Pushtetit Lokal për nivelin lokal. Viti 2022 do ta gjejë Ministrinë të përgatitur, me një energji të re për t’i quar përpara planin operacional dhe objektivat tona si ministri”, shtoi Krasniqi./Insajderi.com