Krasniqi reagon për ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronto”

Krasniqi reagon për ngritjen e aktakuzës në rastin “Pronto”

Pas vendimit të Prokurorisë për ngritjen e aktakuzës ndaj 11 personave të përfshirë në aferën “Dosja e Shefave”, ka reaguar deputeti i “Grupi i Pavarur i Deputetëve”, Frashër Krasniqi.

Në një shkrim në Facebook, deputeti Krasniqi ka lënë të nënkuptohet se ngritja e aktakuzës ndaj Grabovcit, e jo edhe ndaj presidentit Hashim Thai është absurde. Anipse ai është këtë gjë e shpreh me fjalët ” Me ngritë aktakuzë për “Pronto” ndaj Adem Grabovcit e jo edhe Thaçit e Veselit, që nga pergjimet del qartësisht se janë shefat e Grabovcit, është “me la asi me ksi” – siç do të thoshte kryeministri”.

“Me ngritë aktakuzë për “Pronto” ndaj Adem Grabovcit e jo edhe Thaçit e Veselit, që nga pergjimet del qartësisht se janë shefat e Grabovcit, është “me la asi me ksi” – siç do të thoshte kryeministri”, ka shkruar Krasniqi.

Adem Grabovci, Besim Beqaj, Zenun Pajazit, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi etj, nga sot kanë aktakuzë dhe do të përballen me drejtësinë.