Krasniqi: Situata me pandeminë është stabile

Krasniqi: Situata me pandeminë është stabile

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka thënë se gjendja me pandeminë COVID-19 është stabile.

Ai për Kosovapress, theksoi se numri i personave që kërkojnë hospitalizim për shkak të gjendjes me COVID-19 është i ulët.

Rastet aktive në vend janë 170, sipas IKShPK-së.

“Gjendja sa i përket rasteve me pacientë të shtrirë nëpër klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme është jashtëzakonisht stabile, kemi numër të vogël të pacientëve që janë të shtrirë në QKUK tani për tani kemi vetëm në dy klinika që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe Pulmologji. Në fakt në Pulmologji tani të gjithë pacientët janë post-COVID të cilët pasi e kanë kaluar COVID-in për shkak të komplikimeve të ndryshme kryesisht në mushkëri. Ndërsa, në spitalet e përgjithshme kemi numër fare simbolik të pacientëve që janë duke u trajtuar”, tha ai.

Ai shpreson që Kosova nuk do të goditet edhe nga ndonjë valë tjetër e pandemisë.

Bëri thirrje për kujdes dhe respektim të masave anti-COVID.

“Shpresojmë që nuk do na paraqitet ndonjë valë tjetër e ardhshme për këtë arsye duhet të kemi kujdes ende sepse virusi është ende prezent dhe përkundër lirim të masave qytetarët në mënyrë individuale dhe kolektive duhet të jenë të vëmendshëm”. /Insajderi.com