Krasniqi: Uroj që emri i COVID-19 të harrohet sa më shpejt

Krasniqi: Uroj që emri i COVID-19 të harrohet sa më shpejt

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka uruar festën e Vitit të Ri me dëshirë që në vitin 2021 Kosova t’i kthehet zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës e sportit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka uruar që emri i pandemisë së Coronavirusit të harrohet sa më shpejt.

“Bashkëqytetarë të nderuar, Tashmë u bë një vit që njerëzimi po perballet me COVID-19.Një vit që i rikujoi njerëzimit se:SHËNDETI është mbi të gjitha, SHËNDETI është vlera më e shtrenjtë në jetë, është vlerë që nuk ka çmim,

Në këtë natë festive ndaj dhëmbjen me të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19.Përshëndes dhe uroj të gjithë mantel bardhët dhe stafin mbështetës që sonte janë në sherbim.

Me dëshirën e madhe që në vitin 2021 t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, prosperitetit, arsimit, kulturës dhe sportit, uroj qe emri COVID të harrohet sa më shpejt”, ka shkruar Krasniqi./Insajderi.com