Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në prag të përfundimit të vitit 2021, ka uruar qytetarët për vitin e ri 2022, përcjell Insajderi.com.
Përmes një video-mesazhi, Krasniqi i uroi Vitin e Ri veçanërisht dy ish-kryetarëve të kësaj partie, Hashim Thaç dhe Kadri Veseli.
Ai tha se ndonëse padrejtësisht ata presin ndërrimin e motmoteve, por që janë krenar që populli i Kosovës feston i lirë.
“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, tha ai.
Gjatë urimit të tij, Krasniqi ka falënderuar profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre gjatë këtij viti pandemik.
Tutje, ai ka falënderuar edhe sportistët si dhe artistët për “lartësimin e flamurit të Kosovës”./Insajderi.com