Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit

Krasniqi: Vitorja u rrah nga kriminelët që e kërcënuan për aktivitetin e Blerandit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se është tronditur nga sulmi kundër bashkëshortes së ministrit Blerand Stavilecit.

Krasniqi ka thënë se kriminelët e kanë rrahur Vitore Stavilecin dhe e kanë kërcënuar për punën që po e bën bashkëshorti i saj, Blerandi.

“Jam i tronditur me sulmin e sotëm ndaj Vitore Stavilecit, bashkëshortes së Blerand Stavilecit, e cila në pikë të ditës u rrah pranë shtëpisë së saj nga dy kriminelë që edhe e paskan kërcënuar për punën dhe aktivitetin e Blerandit”, ka thënë Krasniqi.

Ministri në largim i Bujqësisë është shprehur i habitur se si mund të sulmohet një grua e pafajshme.

“Sa i ligë duhet me qenë një njeri me e sulmu brutalisht një njeri të pafajshëm, e për më shumë një femër, një nënë, një bashkëshorte?! Çfarë shpërlarje truri duhet me iu bë dikujt për me ra në këtë nivel kaq të ultë të panjerëzisë që çfarëdo me qenë, veç traditë shqiptare nuk është?!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Insajderi.com