Hoxhë Shefqet Krasniqi thotë se në Kosovë të gjithë zyrtarët do të ishte dashur të betohen në librat fetarë varësisht cilës fe i përkasin, njofton Insajderi.
“Kushtetuta është letër”, ka thënë Krasniqi në “Debat Plus”.
“Presidenti i Kosovës duhet të betohet në Kuran nëse është mysliman. Nëse është katolik duhet të betohet në Bibël, e kështu me radhë. Vjosa gjithqysh është dashur të betohet në Kuran, se përndryshe ai nuk është betim”, tha Krasniqi.
Hoxha thotë se me betimin në librat fetarë shteti tregon vlerat e tij.
“Betimi në aspektin terminologjik është mu betua në diçka çka nëse nuk e kryen të hakmerret. Zoti është ai që të dënon”, shtoi më tej Krasniqi.
Krasniqi thotë se perëndimorët çështjen e betimit e kanë kuptuar shumë mirë.
“Në pothuajse të gjitha shtetet evropiane feja ka ndikim në shtet…Edhe gjykatësi nuk betohet pa u betuar në Bibël, e deri te presidenti”, tha ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Insajderi.com