PDK-ja e Vetëvendosja po shtyhen në Kuvend se kush është opozita e vërtetë.
Memli Krasniqi u ka thënë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje se ata nuk do të kenë mundësi të bashkëpunojnë me PDK-së, sepse duhet të riformohen një herë, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se PDK-ja është opozita e vërtetë, ndërsa Vetëvendosja në këtë mandat nuk e di saktë se çfarë është.
“Ju nuk mund të kërkoni bashkëpunim me ne, duhet të bëni ndryshime të mëdha. Duheni të ecni gjatë për të kërkuar çfarëdo lloji bashkëpunimi me ne”, ka deklaruar Krasniqi.
“Ne jemi opozita e këtij kuvendi, ju jeni lara-lara, ju si zombi përsëritni fjalë”.
Rexhep Selimi ia ka kthyer Krasniqit.
I ka thënë se askush nuk po u kërkon bashkëpunim dhe se janë bërë si PSD-ja.
“Ata bënin kështu si ju, thoshin se jemi opozitë e më pas e mbështesnin qeverinë”./Insajderi.com