Kreativiteti i Komunës së Kamenicës për fëmijët e vetizoluar

Kreativiteti i Komunës së Kamenicës për fëmijët e vetizoluar

Komuna e Kamenicës që drejtohet nga Qendron Kastrati ka bërë një gjetje kreative për t’i gëzuar fëmijët në këtë kohë pandemie.

Komuna u ka shpërndanë lodra fëmijëve që janë në vetizolim.

Kastrati ka thënë se janë përkujdesur edhe për më të vegjlit në mënyrë që të mos mërziten në shtëpitë e tyre.

“Këto lodra i kemi blerë për fëmijët që janë në vetëizolim. Së bashku me vullnetarët i kemi shpërndarë dhe shpresojmë që do t’iu pëlqejnë fëmijëve, dhe do të kalojnë kohën me to. Falenderoj të gjitha bizneset dhe qytetarët vullnetmirë të cilët me kontributin e tyre po na ndihmojnë që së bashku të tejkalojmë këtë situatë”, ka thënë ai.

Kamenicë, 21 prill 2020Komuna u shpërndanë lodra fëmijëve që janë në vetizolimBizneset dhe njerëzit vullnetmirë kanë…

Gepostet von Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare am Dienstag, 21. April 2020