Krerë të politikës në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut e ngushëllojnë Edi Ramën

Krerë të politikës në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut e ngushëllojnë Edi Ramën

Krerë politikë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut e kanë ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e vdekjes së nënën së tij, njofton Insjaderi.

Fillimisht ngushëllimet për vdekjen e nënës, Edi Rama i ka pranuar nga kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti, i cili i ka bërë ngushëllimet në emër të tij dhe të qeverisë së Kosovës.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama! Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Rama, familjes dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre të dashur. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”.

Për vdekjen e nënës së kryeministrit Rama, ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka shtuar se në këtë kohë pikëllimi, ngushëllimi shkon dhe për familjen e Edi Ramës.

“Ngushëllimet më të thella Kryeministrit Edi Rama për humbjen e nënës së tij të çmuar, Anetës. Dashuria për nënën është e pafundme, prandaj lutem që ta gjejë forcën për ta përballuar një humbje kaq të rëndë e të pazëvendësueshme. Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij”.

Ramën për humbjen e nënës e ka ngushëlluar edhe kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryetari I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në telegramin ngushëllues të Isa Mustafës thuhet se ngushëllimet për kryeministrin e Shqipërisë shkojnë në emrin e tij personal dhe të partisë së tij që ai drejton, LDK-së.

Ndërsa ne ngushëllimin e Ali Ahmetit për Edi Ramën, thuhet se ai bashkëndjen me kryeministrin e Shqipërisë./Insajderi.com