Krerët e drejtësisë dakordohen për formimin e Taskforcës për krimet e luftës

Krerët e drejtësisë dakordohen për formimin e Taskforcës për krimet e luftës

Drejtuesit e sistemit të drejtësisë në Kosovë pas takimit koordinues për themelimin e Taskforcës dhe Trupit monitorues të Strategjisë së krimeve të luftës, kanë dalë në konferencë për media ku u bën të njohur dy mekanizma të krijuar.

Bahri Hyseni, kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) paraqiti dy mekanizma që do të ndihmojnë në strategjinë për krimet e luftës.

“Qëllimi ka qenë fillimi implementim praktik të strategjisë së krimeve të luftës, dokument i hartuar më 21 shkurt 2019”.

“Objektiva që kemi nxjerrë para vetes që duke filluar nga Ministria e Drejtësisë, Policia departamenti krimeve të luftës të kenë përgjegjësi, kemi dalë më dy mekanizma”.

“I pari është krijimi një task-force që do analizojë çështjen e resurseve për mbështetjen e departamentit të krimeve të luftës. Mekanizmi i dytë është mekanizmi monitorues që do ta monitorojë strategjinë dhe efikasitetin e saj”.