Krerët e shtetit kanë një kërkesë për UNESCO-n

Krerët e shtetit kanë një kërkesë për UNESCO-n

Kryeministri i Kosovës, ka publikuar në Twitter një kërkesë, ku ka kërkuar nga UNESCO që t’i largojë nga Lista e Trashëgimisë Botërore në Rrezik katër objekte të trashëgimisë në Kosovë.

Kjo pasi sipas Kurtit arsyet e vendosjes së këtyre objekteve në atë listë nuk vlejnë më, njofton Insajderi.

“Ne jemi të përkushtuar për të mbrojtur trashëgiminë kulturore në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter të dielën.

Kjo letër drejtuar UNSESCO ka qenë e përbashkët pasi në të pos Kurtit ishte edhe presidentja, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca. /Insajderi.com