Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, do të kryen homazhe përkujtimore në varrezat e dëshmorëve në Velani sot duke filluar nga ora 10:00.
Nga zyra e presidentes thuhet se më pas Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Makoc.
“Agjenda e përbashkët e Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti për nesër (18 prill 2021). Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti bëjnë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani”, thuhet në njoftimin për media.
“Ndërsa, më pas Presidentja Osmani dhe Kryetari Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Makoc”. /Insajderi.com