Kreshnik Spahiu: PS do të fitojë 74 mandate

Kreshnik Spahiu: PS do të fitojë 74 mandate

Kryetari i Lëvizjes për Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka thënë se Partia Socialiste do të fitojë 74 mandate, Partia Demokratike 59 mandate, LSDI 4 mandate dhe Tom Doshi 3 mandate.

“Ky s’është rezultati që dëshiroj, por ai që do ndodh”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Kur janë numëruar mbi 18% e votave, PS e kryeministrit Edi Rama prin me 49.9% të votave, PD 38.41%, LSI 7.11%, ndërsa partitë e tjera 5.29%.

Pas zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri u publikuan disa exit polle të cilat tregojnë për një diferencë minimale në mes PS e PD-së.

Për ta formuar Qeverinë secilës parti i duhet shumica e thjeshtë prej 71 mandateve nga 140 vende sa ka Kuvendi i Shqipërisë. /Insajderi.com