Kreu i KQZ-së kërkon përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore

Kreu i KQZ-së kërkon përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka kërkuar të hënën përshpejtimin e procesit të reformës zgjedhore, njofton Insajderi.

Ai këtë kërkesë e ka bërë në Komisionin për Legjislacion, ku ka paraqitur para deputetëve sfidat kryesore të këtij institucioni gjatë viti 2020.

“Sfidë mbeten mosndryshimi i Ligji për zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale. Konsiderojmë që Kuvendi duhet të përmbyll procesin e reformës zgjedhore. Mosintergirmi i sistemit të adresave që po ndikon në saktësinë e votuesve”, ka thënë Radoniqi.

Po ashtu e ka konsideruar sfidë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme komunale në dy komunat e Kosovës.

“Për shkak të pandemisë viti 2020 ka qenë i vështirë edhe për KQZ-në si për përmbushjen e obligimeve ashtu edhe për organizimin e zgjedhjeve. Pra KQZ-ja është përballur me sfidën e zgjedhjeve më kohë pandemie në komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut. Kjo ishte një sfidë që përballej për herë të parë”.

“Masat e ndërmarra nga KQZ-ja në zgjedhjet në ato dy komuna i kanë shërbyer si një vlerë edhe në organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të shkurtit. Ky vit ka qenë sfidues në realizimin e planeve në kohët e paracaktuara. KQZ-ja në shumicën e kohës ka punuar me staf esencial”./Insajderi.com