Ministri i Shëndetësisë kroate jep detaje pas aksidentit tragjik: 15 persona janë lënduar rëndë, mesin e tyre një vajzë e mitur

Ministri i Shëndetësisë kroate jep detaje pas aksidentit tragjik: 15 persona janë lënduar rëndë, mesin e tyre një vajzë e mitur

Ministri kroat i Mbrojtjes Civile, Damir Trut ka thënë së në autobusin më udhëtarë nga Kosova  kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë autobusi.

Ai u drejtua gazetarëve dukë e konfirmuar se 10 persona kanë vdekur nga aksidenti.

“Kishte 67 pasagjerë dhe 2 shoferë në autobus. Për fat të keq, 9 pasagjerë dhe një shofer vdiqën”, tha Trut.

Ai theksoi se 44 persona që ishin brenda autobusit janë pranuar në spitalin rajonal, tetë prej të cilëve të lënduar rëndë.

Trut deklaroi se katër prej tyre iu nënshtruan operimit, ndërsa“44 pasagjerë u pranuan në spital në Slavonski Brod. Tetë prej tyre u plagosën rëndë, katër u operuan”, tha Trut, duke shtuar se ka pasur edhe fëmijë në autobus.

Ai tha se nuk mund të tregojë nëse ka edhe fëmijë në mesin e 10 të vdekurve.

Drejtori i spitalit rajonal, Dr. Josip Samardzhiq tha se 45 persona ishin pranuar në spital që nga mëngjesi, të cilët kishin kërkuar ndihmë mjekësore pas këtij aksidenti të rëndë në autostradë afër Slavonski Brod, dhe se tetë prej tyre u lënduan rëndë.

Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Vili Beros ka thënë se 15 persona u plagosën rëndë.

“Kishte edhe të mitur në aksident, një vajzë u plagos rëndë,” tha Beroš.

Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po barte mërgimtarë nga Frankfurti për në Prishtinë kishin pushuar në Bregana për gjysmë ore para aksidentit

Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër./Insajderi.com