Një grua gjeti disa krijesa të çuditshme në kuzhinë, ende të gjalla e që tundnin bishtin, ndaj djali i saj i filmoi që të pyeste internetin se çfarë ishin. Krijesat u zbuluan " />

Krijesat misterioze në kuzhinë ndezin debat mes shkencëtarëve

Krijesat misterioze në kuzhinë ndezin debat mes shkencëtarëve

Një grua gjeti disa krijesa të çuditshme në kuzhinë, ende të gjalla e që tundnin bishtin, ndaj djali i saj i filmoi që të pyeste internetin se çfarë ishin. Krijesat u zbuluan në Okland të Zelandës së Re, dhe në video janë ende të gjalla e shumë të shpifura, me bishtin që lëviz, siç mund ta shihni më poshtë.

Sigurisht që shumica e komenteve nga njerëzit e zakonshëm në internet ishin thirrje neverie dhe frike për këto krijesa që vërtet të ngjethin mishin kur i sheh, por edhe ekspertët e patën të vështirë të përgjigjen.

Disa shkencëtarë thanë që bëhet fjalë për këmbët e fluturave të natës, të shkëputura e që ende lëvizin. Të tjerë thanë që bëhet fjalë për një lloj insekti që rritet në atë zonë, e që quhet “Rat Tail Maggot”, që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë krimb me bisht si të miut.