Në muret e Muzeut Kombëtar të Kosovës, kanë zënë vend mbi 100 fotografi të cilat paraqesin eksodin dhe gjenocidin serb të kryer në Kosovë, gjatë periudhës mars-qershor 1999.
Ka shumë dëshmi që dokumentojnë krimet serbe të kryera në vend, shumë nga to tash e 20 vjet po i ruan edhe Enver Hoxha, i cili kishte shërbyer si mjek në Zonën Operative të Llapit.
Me këtë po synohet që të kërkohet përgjegjësi nga shteti i cili kishte kryer gjenocid në vend.
“Gjenocidi serb: Ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen”, kështu po e quan autori Enver Hoxha ekspozitën me mbi 100 fotografi, të shkrepura 20 vjet më parë në zonën e Shalës, Llapit e Gollakut.
Ai po këmbëngul që kjo histori e hidhur e Kosovës, të mos harrohet e për këtë të ndëshkohen kriminelët e shtetit serb.