Prokurori i Shtetit

Krimi në kohëra pandemie – 924 aktakuza kundër 1160 personave

Prokurori i shtetit përgatit raport ditor për ngritjen e aktakuzave në Kosovë. Por, në kohë pandemie nuk u bë një gjë e tillë. Tash raporti ka ardhur i plotë për gjithë kohën sa ishim nën maza izoluese – dhe shifrat duken masive.

Krimi në kohëra pandemie – 924 aktakuza kundër 1160 personave

924 aktakuza kundër 1160 personave janë ngritur nga prokuroritë themelore dhe prokuroria speciale në Kosovë, vetëm gjatë kohës së pandemisë, njofton Insajderi.

Më konkretisht, bëhet fjalë për periudhat nga 13 marsi e deri me 31 maj.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 716 persona, të cilët dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit njofton opinionin se prej datës 13 mars deri më 31 maj 2020, janë bërë 260 kërkesa për caktimin e paraburgimit të treqind e gjashtëmbëdhjetë 316 personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjatë kësaj periudhe kohore, prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, kanë bërë gjashtëdhjetenëntë 69 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm./Insajderi.com