Krimi në Viti: Vrau bashkëshorten, djemët pastaj vetën

Krimi në Viti: Vrau bashkëshorten, djemët pastaj vetën

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka deklaruar se një person ka vrarë dy djemtë, gruan e pastaj vetën.

Insajderi, raportoi se bëhet fjalë për një vrasje brenda familjes. Motivet nuk janë bërë ende të ditura për këtë vrasje të katërfishtë.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 18:00, në fshatin Pozhoran, komuna e Vitisë, dyshohet të ketë ndodhur një vrasje e katërfishtë, motivet e së cilës për momentin ende nuk dihen”.

Sipas informatave fillestare, kryesi i krimit F.Z ka vrara bashkëshorten M.Z dhe djemtë H.Z e A.Z.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë. /Insajderi.com