Kritika e Baton Haxhiut për gazetaren e televizionit të tij

Kritika e Baton Haxhiut për gazetaren e televizionit të tij

Moderatori i emisionit “Zona e Debatit”, “Zona B” dhe tashmë “Zona e Prishtinës”, drejtori i televizionit ku shfaqen këto tri emisione Klan Kosova, Baton Haxhiu, ka shfrytëzuar emisionin për të dhënë një “leksion në komunikim”.

Në emisionin që transmetohej LIVE e në të cilin ishte ftuar Arbër Vllahiu, kandidat për kryetar të Prishtinës nga partia e Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës, Haxhiu ka mbajtur një leksion, gazetares Iliri Pireva që është edhe moderatore dhe autore e emisionit “Ju Flet Prishtina”.

Kur Pireva mori fjalën për të bërë pyetje në fund të emisionit, ajo fillimisht ia përmendi Vllahiut faktin se ajo është edhe studente e tij. Vllahiu është profesor i gazetarisë.

Por fakti se gazetarja iu drejtua njëherë Vllahiut me “Ti” në vend të “Ju”, ka bërë që Haxhiu të nervozohet me gazetaren dhe t’i mbajë një leksion.

Haxhiu në dy pyetjet e para të gazetares i ndërhyrë duke i treguar sesi duhet të pyetet një personali

“Do e pyes se meqënse një ekspert i pushtetit lokal qysh ka qenë Besnik Tahiri dhe ka dështuar dy herë, qysh po pret ti që me i dalë me i bind qytetarët e Prishtinës”, ka qenë pyetja e gazetares, raporton Insajderi.

E Haxhiu këtu fillon leksionin.

“Mbrëmë të kam thënë, edhe sot, mbrëmë nuk ta kam tërhjekë vërejtjen… dhe kjo i bie që ne nuk komunikojmë mes vete. Profesori për ty është Ju edhe nesër mos e përsërit që ti thuash dikujt TI”, ka kritikuar Haxhiu.

Kjo kritikë banale e Haxhiut, e zhvilluar LIVE në televizion ka shkaktuar të qeshura tek Vllahiu dhe analistët e tjerë duke e vënë në siklet gazetaren e televizionit të tij./ Insajderi.com