Kritikohet qeveria për të pagjeturit, Selimi: Kjo çështje do të përfshihet në marrëveshjen finale

Kritikohet qeveria për të pagjeturit, Selimi: Kjo çështje do të përfshihet në marrëveshjen finale

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, derisa po raporton në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut tha se çështja e personave të pagjetur është tema e parë që është ngritur në Bruksel dhe se do të insistojnë që në marrëveshjen finale të marrin zotimin e Serbisë për rikthimin e trupave dhe ballafaqimin e saj me të kaluarën, njofton Insajderi.

Selimi deklaroi se do të insistojnë që pas marrëveshjes finale në afat prej 18 muajve, Serbia të zbatojë marrëveshjen për të pagjeturit.

Ndërsa, kryesuesi i delegacionit të Kosovës në grupin punues për çështjen e zhdukurve, Ibrahim Makolli tha se në Bruksel janë arritur parimet bazë për marrëveshjen për personat e zhdukur. Por sipas tij ajo do të inkorporohet në marrëveshjen finale.

Kritika ndaj qeverisë Hoti për këtë çështje adresoi anëtarja e komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, e cila kërkoi sqarime shtesë për marrëveshjen e Uashingtonit.

Sipas saj, atje është bërë barazim i çështjes të pagjeturve dhe të zhvendosurve.

Ndërsa, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili, akuzoi qeverinë Hoti për mungesë të transparencës për këtë çështje. /Insajderi.com