
“Të paaftë, tallëse dhe e vonuar”, janë etiketa që kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, i ka drejtuar në drejtim të Qeverisë së Kosovës për shkak të krizës energjetike.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Qeveria “është e aftë për të krijuar konflikte, por assesi për të ofruar zgjidhje”.
Ka fajësuar kryeministrin e Kosovës për veprime të vonshme, duke pasur parasysh se kriza energjetike është paralajmëruar pesë muaj më parë.
Politikani opozitar shtoi se “rritja e pashembullt ekonomike sipas Kurtit është e një Kosove pa rrymë”.
“Qeverisja para së gjithash është menaxhim dhe përgjegjësi. Gjyetia e fajësimit ndaj të shkuarës as nuk i mbanë dritat e ndezura as shtëpitë familjare të ngrohura”.
Sipas tij, krejt kjo situatë është për fajin se Qeveria “nuk din”. /Insajderi.com