Kroacia falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë

Kroacia falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë

Qeveria e Kosovës ka mbështetur kërkesën e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, për të ndarë nga buxheti i kësaj ministrie shumën prej 100,000 euro në mbështetje të vendit dhe popullit kroat, njofton Insajderi.

Për këtë veprim, Haradinajn e ka falenderuat ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisic, përmes një postimi në Twitter.

“Faleminderit ministrja Meliza Haradinaj, faleminderit kabinetit të Qeverisë dhe njerëzve të Kosovës”, shkroi Barisic./Insajderi.com