Kroacia për mbështetjen e ofruar nga FSK: “Faleminderit Kosovë!”

Kroacia për mbështetjen e ofruar nga FSK: “Faleminderit Kosovë!”

Kroacia është treguar mirënjohësje për mbështetjen e ofruar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, për të ndihmuar rreth pasojave të shkaktuara nga tërmeti 6.4 ballësh që goditi dje shtetin kroat, njofton Insajderi.

Pas letrës së komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama adresuar homologut të tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, admiralit Robert Hranj, ku shpreh shqetësimin e thellë pas pasojave të tërmetit në Kroaci si dhe vullnetit e gatishmërisë së plotë për dërgimin e njësive të specializuara për operacionet e kërkim-shpëtimit, ka ardhur përgjigja e admiralit Hranj me përmbajtjen si në vijim:

“ I nderuar gjenerallejtënant Rama,

Kam marrë letrën Tuaj dhe ne të gjithë jemi mirënjohës për mbështetjen vetëmohuese të ofruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Forcat e Armatosura Kroate po ndihmojnë dhe mbështesin popullsinë lokale me aftësitë dhe burimet tona, dhe ne e vlerësojmë reagimin tuaj të menjëhershëm. Ne nuk do të hezitojmë të kërkojmë për ndihmë nga ekipet tuaja nëse është e nevojshme.Edhe një herë, faleminderit, faleminderit Kosovë”. /Insajderi.com