Kroacia rritë praninë ushtarake në Kosovë në misionin e KFOR-it

Kroacia rritë praninë ushtarake në Kosovë në misionin e KFOR-it

Kroacia do të rrisë numrin e pjesëtarëve të ushtrisë së saj në misionin e KFOR-it në Kosovë gjatë javëve në vijim, transmeton Insajderi.

Kështu është shprehur kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, gjatë së enjtes në selinë e NATO-s në Bruksel, në konferencën pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Shefi i NATO-s e ka quajtur Kroacinë “anëtare të rëndësishme të aleancës” për kontributin që ka dhënë gjatë këtyre viteve për forcimin e sigurisë së përbashkët, përballjen me kërcënimet e sigurisë dhe për misionet e NATO-s nga Afganistani deri në Kosovë.

Nga ana tjetër, Plenkoviq ka thënë se Kroacia është e nderuar të jetë anëtare e NATO-s dhe të mund të japë kontribut.

“Ju përmendet Kosovën dhe praninë tonë. Në javët që vijnë do të rrisim praninë tonë në Kosovë”, ka thënë kryeministri i Kroacisë.

Kroacia ka përfunduar vitin e shkuar pjesëmarrjen e ushtarëve të saj në misionin e NATO-s në Afganistan. Që atëherë, Kroacia ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e rritjes së kontributit të saj në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja, në Kosovë. /Insajderi.com