KRU “Prishtina” tregon se disa vende do të mbesin pa ujë

KRU “Prishtina” tregon se disa vende do të mbesin pa ujë

Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, nga ora 14:00 do të mbesin pa ujë.

Kjo për shkak punimeve që do të bëhen në sanimin e defektit në gypin e çelikut që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Nga Kompania Rajonale Ujësjellësit Prishtina, kanë treguar se mungesa e ujit në këto vende do të zgjat deri në sanimin e gypit.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 14:00 ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. do të fillojnë me sanimin e defektit të ndodhur në gypin e çelikut të Badocit me diametër fi 600 mm. Për shkak të punimeve teknike në sanimin e defektit, pa ujë të pijshëm nga ora 14:00 do mbesin Graçanica, Hajvalia, Matiqani, Veterniku dhe zona qendër e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë. Mungesa e ujit do zgjasë deri në sanimin e gypit. Kohë pas kohe do ju mbajmë të informuar për saktësinë. Ju falënderojmë për mirëkuptim, derisa ekipet teknike do e bëjnë të pamundurën që të sanohet sa më shpejtë”, thueht në komunikatën për media nga KRU Prishtina. /Insajderi.com