Krye-diplomati serb kritikon eurodeputeten Cramon për fjalimin rreth Kosovës

Krye-diplomati serb kritikon eurodeputeten Cramon për fjalimin rreth Kosovës

Krye-diplomati serb, Nicolla Selakoviq, ka kritikuar raportuesen e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Cramon, para deputetëve të Bashkimit Evropian ritheksoi qëndrimin e saj që “Kosova e meriton liberalizimin e vizave”.

Këtë fjalim ministri jashtëm i Serbisë e konsideroi si “paradë e paragjykimeve dhe inatit politik jo vetëm për shkak të asaj që tha, por edhe për shkak të asaj që ajo nuk tha”, raporton agjencia e lajmeve serbe Tanjug, transmeton Insajderi.

“Sipas këndvështrimit të saj, vetë-shpallja e Kosovës është një oaz ballkanike e euro-entuziazmit dhe një demokracie të lulëzuar dhe problemet kryesore janë ndotja e ajrit dhe dhuna ndaj grave”, tha Selakoviq duke kritikuar euro-deputeten.

Parlamenti Evropian të enjten ka mbështetur kërkesën për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kosova mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk mund të udhëtojë pa viza në “zonën schengen”. /Insajderi.com