Krye-diplomatja uron Biden: SHBA ka qenë pjesë e çdo suksesi të Kosovës

Krye-diplomatja uron Biden: SHBA ka qenë pjesë e çdo suksesi të Kosovës

Ministrja në Detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka uruar presidentin e ri Joe Biden, duke thënë se “SHBA ka qenë pjesë e secilit sukses të Kosovës”.

Përmes një video-incizimi, kryediplomatja shtoi se presidentët amerikanë kanë qenë në mbështetje të pazëvendësueshme për Kosovën.

“SHBA-të janë pjesë e secilës arritje e moment historik të Kosovës dhe popullit të saj. Presidentët amerikanë kanë qenë historikisht mbështetës të pazëvendësueshëm për Kosovën e miq të mëdhenj të popullit tonë. Duke qenë afër nesh në kohërat më të vështirë, e duke u gëzuar bashkë me ne në ditët tona më të mira”, tha ajo.

Po ashtu, Haradinaj tha se ““Amerika e po ashtu Presidenti i ri Biden janë mishërim i Kosovës së pavarur dhe sovrane”, tha ndër të tjera ajo. /Insajderi.com