Kryediplomati bënë fushatë me “çaj rusi”

Kryediplomati bënë fushatë me “çaj rusi”

Kryediplomati, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, duket se fushatën e tij për zgjedhjet e parakohshme, po do ta bëjë atraktive.

Ai ka zgjedhur sot të qëndrojë nëpër vende të zakonshme ku rrinë shumë kosovarë.

Gjatë ditës, Hoxhaj kishte qëndruar në gjellëtoren ku kishte ngrënë si student, ndërkaq pasdite kishe ‘gostitur’ çajin e zi në Prizren.

Madje, Hoxhaj ka thënë se asgjë më shumë se çaji nuk ndikon në mbajtje të formës dhe rritjen e koncentrimit në fushatë.

‘Asgjë më i mirë se çaji për ta mbajtur formën dhe koncentrimin në fushatën dinamike të PDK-së nëpër Kosovë. Në Prizren me shumë përkrahës të Fillimit të Ri patëm një bisedë shumë të këndshme ndërkohë që shijonim çajin e shijshëm të këtij qyteti’, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, politikanët kanë nisur para kohe fushatën për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 11 qershor.