
Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Heiko Maas, ka deklaruar se Gjermania po punon intensivisht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Insajderi.
Siç bëri të ditur ai, njëra ndër temat e kësaj jave që ishte java e takimeve në Berlin, ishte edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, për çka kryediplomati Maas thotë se qeveria gjermane si kryetare e radhës së BE-së po punon intensivisht që të arrihet një konsensus është liberalizimi i vizave për qytetarët e BE-së.
I pyetur nga DW, gjatë konferencës me Osmanin, ministri gjerman i punëve të jashtme tha se: “Ka akoma disa vende që kanë dyshime. Nuk mund të jap parashikime, se kur do të realizohet liberalizimi i vizave për Kosovën, por mund të them se është një temë me të cilën ne po merremi intensivisht”. /Insajderi.com