Pas konferencës së mbajtur për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kryediplomati grek, Nikos Dendias është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi me të është mbajtur i mbyllur për media, derisa është lejuar që të merren vetëm pamje nga brenda.
Duke mos u adresuar më për shtyp, Dendias pas Osmanit u prit në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, që poashtu u zhvillua me dyer të mbyllura për media.
Takimi i radhës me krerë institucional pas Konjufcës, për Dendias ishte me kryeministrin Albin Kurti.
Në konferencën e përbashkët për media, ministri Dendias ka thënë se Greqia përkrah rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai më tej bëri të ditur se Greqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave. /Insajderi.com