Kryediplomati italian: Kosova gjithmonë mund të mbështetet tek Italia

Kryediplomati italian: Kosova gjithmonë mund të mbështetet tek Italia

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, deklaroi të martën se Kosova mund të mbështetet çdo herë te shteti i tij dhe siç theksoi ai, kjo është dëshmuar në qershor të vitit 1999, njofton Insajderi.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Kosovës, ai u shpreh se “Pavarësia e Kosovës është një element thelbësor i lirisë e demokracisë në rajon”.

“Ju e dini mirë se mund të mbështeteni të Italia. Italia ka dëshmuar që me 12 qershor 1999 kur ushtarët tanë hynë në Kosovë nën flamurin e NATO-s me mision. Që atëherë vazhdon të garantojnë siguri”.

“Historia ka treguar se ajo që ndodh në këtë pjesë, ka pasoja të menjëhershme në Evropë dhe në vendin tonë padyshim”, potencoi Di Maio.

Kryediplomati italian është për vizitë në Kosovë dhe kjo është e treta prej se ka marrë postin e të parit të diplomacisë italiane më 2019./Insajderi.com