Kryediplomati italian viziton sot Kosovën

Kryediplomati italian viziton sot Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio, do të vizitojë sot Kosovën, njofton Insajderi.

Maio do të qëndrojë gjatë ditës së sotme në Kosovës, me ç’rast do të vizitojë trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Me këtë rast ministri italian do të pritet në takim edhe nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Takimi do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në ora 11:10. /Insajderi.com