
Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio, ë martën do ta vizitojë Kosovën, ku pasdite do të iu drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Por, paraprakisht ai do të takohet kryediplomaten, Donika Gërvalla, ndërsa më pas me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Takimi bilateral mes Gërvallës dhe Di Mario, zhvillohet në ora 15:30.
Ndërsa në ora 16:55 ministri Italian takohet me Konjufcën.
Më pas në 17:30, ai do të iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës. /Insajderi.com