Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grlic-Radman, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, njofton Insajderi.
Fillimisht ministri kroat do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla, me të cilën do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për media.
Ndërsa në ora 10:00, shefi i diplomacisë kroate do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi do të ketë një komunikatë për media.
Kryediplomati gjerman në këtë vizitë pritet ta vizitojë edhe kryeministrin Albin Kurti.
Grlic ka thënë se në agjendën e këtij udhëtimi nuk është e planifikuar që do të diskutohet rreth ofrimit të garancisë nga Kroacia për mbrojtjen në liri të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve. /Insajderi.com