Kryediplomati Osmani: Ali Ahmeti në Hagë shkon si dëshmitar

Kryediplomati Osmani: Ali Ahmeti në Hagë shkon si dëshmitar

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka deklaruar sot se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në Hagë është ftuar në cilësinë e dëshmitarit, njofton Insajderi.

“Para mikrofonave shtetëror nuk përgjigjem në çështje partiake, por Ali Ahmeti është ftuar në Hagë si dëshmitar”, tha Bujar Osmani gjatë konferencës për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti nesër duhet të dëshmojë në Gjykatën Speciale.

Siç është njoftuar nga kabineti i tij, Ahmeti do të shkojë atje të dëshmojë për rolin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Prokurorët ndërkombëtarë kanë kërkuar që Ahmeti të jetë dy ditë në dispozicion për të dëshmuar. /Insajderi.com