Kryediplomati serb – Osmanit: Duhet të qëndroni në këmbë kur e përmendi Vuçiqin sepse “është presidenti yt”

Kryediplomati serb – Osmanit: Duhet të qëndroni në këmbë kur e përmendi Vuçiqin sepse “është presidenti yt”

Në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kishte përplasje ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq – madje ky i  fundit i tha Osmanit të ketë “respekt për Vuçiqin” pasi sipas tij “ai është edhe presidenti i Osmanit”.

Kjo pasi, presidentja e Republikës së Kosovës – përmendi faktin se Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit gjatë kohës së gjenocidit serb në Kosovë.

“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt”, ka thenë Selakoviq.

Majde, Selakoviq ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e cilësoi si “kasap i Ballkanit”.

“Ndërsa sa i përket kasapit të Ballkanit, Hashim Thaçit, Kadri Veselit e të tjerëve të cilët kanë kidnapuar qytetarë të pafajshëm dhe kanë tregtuar me organe njerëzore janë në burg dhe po përballën me gjyqin”, ka thënë ai.

Selakoviqin “e nervozoi” fjalimi i Osmanit, pasi është përmendur fakti se në Kosovë janë dhunuar 20 mijë gra.

“Duhet të ndaloni të gënjeni për 20 mijë raste të dhunës gjatë luftës sepse bazuar në raportin e dhënë këtu tek Këshilli i Sigurimit të OKB-së, nga sekretari i përgjithshëm në misionin e UNMIK i prezantuar më 5 prill 2021, statusi i grave të dhunuar është konfirmuar jo tek 20 mijë gra por 920 raste”, pretendoi ai.

Ndërsa, Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Vasily Nabenzya, ka thënë se “Kosova po e provokon serbët për t’i larguar nga Kosova”, duke shtuar se “fjalimet e zjarrta të Vjosa Osmanit nuk mund të ndryshojnë faktet”.

Çka tha Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq fliste për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i erdhi përgjigja nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e sugjeroi “të mos mbante ligjerata”.

“Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen”.

Presidentja e Osmanit foli edhe për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, aksion që Beogradi përpiqet ta paraqesë si “sulm ndaj serbëve”.

“Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor, ambasada e SHBA-ve, KFOR-i dhe QUINT-I”, ka thënë Osmani.

Pos përgjigja ndaj Selakoviqit, Osmani ka folur edhe për presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq – ia kujtoi përfaqësuesve të shteteve se “Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit”.

Madje, Osmani paralajmëroi se një ditë “Kosova do të jetë pjesë e OKB-së”.

“E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, vazhdoi presidentja.

Osmani tutje ka folur edhe për sakrificën e popullit të Kosovës. Ajo ka përmendur edhe xhudistet e suksesshme të Kosovës.

“Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.

“Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.

“Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”. /Insajderi.com