Kryediplomatja: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë për deklaratat e Vulinit

Kryediplomatja: Bashkësia ndërkombëtare të reagojë për deklaratat e Vulinit

Kryediplomatja, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar ashpër pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin.

Haradinaj në një intervistë për “Vizion Plus”, i ka cilësuar deklaratat e Vulinit si të papranueshme dhe duke kërkuar që faktori ndërkombëtar të mos heshtë, njofton Insajderi.

“Kemi një deklaratë zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes se Serbisë ku i quan me gjuhë raciste, diskriminues, fyese shqiptarët duke iu referuar fondit ndërshtetëror që kemi krijuar mes dy qeverive. Prandaj për këtë do të duhet të ngrihet zëri ndërkombëtarësht dhe faktori ndërkombëtar të reagojë,” tha ajo.

Ministrja e Jashtme ka folur edhe situatës së krijuar së fundi në Kosovë, pas arrestimeve të para nga Gjykata Speciale.

“Kjo gjykatë dhe kjo asimetri mundohet të krijojë barazi mes agresorit dhe viktimës dhe kjo s’do pranohet nga ne asnjëherë dhe nuk është se kjo nuk na bren si popull, i cili ka kaluar përvuajtje të shumta dhe nëpër krimet gjenocidiale të Serbisë dhe duke e ditur që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për ato krime”, tha ajo. /Insajderi.com