Kryediplomatja falënderon ambasadorin britanik për vizitën në Prekaz

Kryediplomatja falënderon ambasadorin britanik për vizitën në Prekaz

Kryediplomatja, Ministrja Haradinaj-Stublla, ka  falënderuar ambasadorin Abbott për vizitën në Prekaz, njofton Insajderi.

Haradinaj-Stublla, takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin biseduan mbi zhvillimet e fundit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës.

Ministrja e Punëve të Jashtme u shpreh se ky mesazh i fuqishëm erdhi në kohën kur Kosova dhe populli i saj po përballen me “një qasje revizioniste ndaj vuajtjeve dhe sakrificave” të shkaktuara nga gjenocidi serb në Kosovë.

Ndërsa, ambasadori Abbott rikonfirmoi që Britania e Madhe mbetet mbështetëse kryesore e Kosovës në të gjitha proceset e shtet-konsolidimit, duke nënvizuar edhe mbështetjen e madhe që i jep çështjes së të mbijetuarve të dhunës seksuale dhe kërkesës së vazhdueshme për drejtësi dhe zbardhje të së vërtetës. /Insajderi.com